“Etna Group” është kompani me pervojë shum vjecare në ndërtim, e themeluar me qëllimin e vetëm që të sjell ndërtime të cilësisë së lartë në vend dhe treg. Kompania ka ndërtuar një numër të projekteve, dhe është e njohur për standarde të larta të ndërtimit, e veqanërisht e njohur për raportin me klientët.
Planet dhe ambiciet e kompanisë janë para-projekte të planifikuara me kohë të cilat kan qëllime për të ardhmen, dhe me këtë strategji të punës “Etna Group”, krenohet sepse asnjë projekt nuk mund të jetë i suksesshëm pa para-planifikim dhe kjo praktikohet që nga themelimi i kompanisë.
Jemi duke planifikuar edhe projekte të tjera për të ardhmen, të cilat do të jenë në lokacionet më të mira të qytetit të Prishtinës, projekte këto të cilat do ti permbushin standardet më të larta bashkohore, ku për cdo projeket do të parashihen edhe nevojat e kërkesat që mund të jenë veçori e së ardhmes.
Etna Group në vitet e ardhshme do të sjell projekte unike, frymëzuese dhe të reja në Kosovë, të cilat do t’iu dedikohen posaçërisht shoqërisë. Arkitektura dhe mundësitë qe ajo na ofron do të luajnë një rol të madh në atë se çfarë duam të ndërtojmë në të ardhmen ku funksioni dhe shfrytëzueshmëria e hapsirës do të jenë pikat kyqe për të përmbushur kërkesat për një mënyrë jetese më të mirë në të ardhmen.
-OBJEKTIVAT-
Qëllimi ynë nuk është vetëm të ndërtojmë. Ndërtimin e konsiderojmë mjet i cili na mundëson përmbushjen e synimeve tona si kompani përballë klientëve, dhe kërkesave në të ardhmen duke marr me vete edhe zhvillimet e fundit te teknologjisë dhe arkitekturës. Ne çdo ditë e shohim si një hap tjetër drejt përsosmërisë.
-VIZIONI-
Etna Group synon që në të ardhmen të jetë lider në fushën e ndërtimit me cilësi, seriozitet dhe punë, ku përms projekteve unike klientët tanë të jetojnë më ndryshe. Rehatia dhe jeta e dinjitetshme e klientit tonë është vizioni ynë që na shtynë të punojmë.